Një sasi e madhe droge e sekuestruar nga grupet kriminale në Mianmar, i është vënë zjarri nga autoritetet lokale. Lënda narkotike kap vlerën e 180 milionë dollarëve amerikanë
Droga u shkatërrua duke u djegur në tre qytete, duke përfshirë Yangon, ku në këtë qytet u kap një sasi droge me vlerën e rrugës prej 66 milionë dollarësh.
Mianmari prej kohësh ka nisur një goditje të fortë kundër tregtisë ilegale të drogës duke mbetur prodhuesi i dytë më i madh i heroinës, sipas Euronews.
Problemi rrjedh nga dekada lufte midis forcave qeveritare dhe guerrilasve, të cilët kontrollojnë zona të rëndësishme të territorit në zonat e largëta.