Babai i futbollistit me origjinë shqiptare, Hysen Shaqiri, u pyet nga gazetarët e “Lajmi TV” mbi atë se çfarë i kishte thënë Xherdanit përpara se ta shënonte golin.
Ai u shpreh se ka folur me djalin e tij vetëm për ta pyetur nëse ai ishte në rregull nga shëndeti dhe vetëm kaq.
Shaqiri nuk i kishte thënë se do të festonte me shqiponjë nëse do të shënonte.
Në lidhje me festimin me shqiponjë babai i Xherdanit u shpreh se çdo njeri është i lirë të festojë si të dojë dhe kjo nuk përbën ndonjë problem.