Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.
Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për vrasjen e një personi, krim i kryer në vitin 1997.
Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari ka shfaqur papritur probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin e Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.
Mbeten të paqarta rrethanat se si i dënuari shfaqi probleme papritur, ndërsa raste të tilla janë shtuar së fundmi në ambjentet e burgjeve, të drejtuara nga Adriatik Kupi.
Nga vetë ky i fundit apo drejtoria e burgjeve ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.














