Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi dyshohet se përdorte kartëmonedha të falsifikuara për të kryer pagesa.
Policia bën me dije se operacioni u finalizua pas një kallëzimi për një rast mashtrimi në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.
Shtetasi M. Rr., 24 vjeç, dyshohet se kishte furnizuar automjetin me karburant dhe kishte paguar me 3 kartëmonedha 20-euroshe të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.














