Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin e vjetër Fier-Levan, në vendin e njohur si Çezma e Levanit, ku tre automjete janë përplasur në një aksident zinxhir.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si edhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë fundjavës.














