Një tjetër mesazh simbolik është shfaqur gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, ku protestuesit kanë shkruar në bulevard me germa të mëdha shprehjen “Nuk na përfaqësoni!”.
Krahas këtij mesazhi, në hapësirën ku prej 55 ditësh zhvillohen protestat kundër qeverisë, ra në sy edhe një tjetër instalacion simbolik. Në tokë ishte vendosur numri 140, që i referohet numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mbi të ishin vendosur figura krimbash.
Përmes kësaj simbolike, protestuesit kanë përcjellë një mesazh kritik ndaj klasës politike, duke shprehur qëndrimin e tyre se përfaqësuesit aktualë nuk mbrojnë interesat e qytetarëve.
Mesazhet u vendosën në bulevardin përballë Kryeministrisë, aty ku prej javësh vijojnë tubimet qytetare me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të skenës politike në vend.


















