Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës së punonjësve të doganës greke.
Gjatë këtij intervali mësohet se nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, as në hyrje dhe as në dalje, ndërsa autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë udhëtimin jashtë këtij orari.
“Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00.
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve”,- thuhet në njoftim.













