Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar.
Sipas njoftimit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, teksa një mjet lundrues, i drejtuar nga shtetasi E. I., 32 vjeç, po lundronte nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit të Vlorës.
Gjatë lundrimit, pasagjeri S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar dëmtime në këmbë.
I mituri është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.
Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.














