Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi sfidoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla të dalë para protestueve të cilët janë vendosur sot para kuvendit dhe të mos fshihet.
“Dilni dilni atje mos qeshni. Hajde dalim bashkë! Hajde! Çohu të dalim tek qytetërët! “ I tha Bardhi Ballës.
Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se protesta sot para parlamentit është kundër maxhorancës e cila ka future krimin në parlament.
“Sot qytetarët po thërrisnin “parlamenti i krimit” sepse ka ardhur krimi, ka ardhur krimi në parlament këtu. Unë shkoj çdo natë atje në protestë dhe nuk më prek njeri me dorë. Të provojë njëri nga ju të shkojë atje në protestë. Të provojë një nga mazhoranca socialiste të shkojë atje.
Ndërkohë deputetja demokrate Ina Zhupa u kujtoi deputetëve socialist se hyjnë në kuvend si ‘minjtë’ pasi u fshihen protestuesve.
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë Rama ka hyrë në ditën e 54-t.













