Real Madridi duket se ka ndryshuar rrënjësisht strategjinë në merkato dhe tashmë është gati të tentojë një nga transferimet më të bujshme të verës.
Sipas gazetarit spanjoll Ramon Alvarez, drejtuesit madrilenë kanë kaluar nga refuzimi i idesë për të afruar Rodrin, në shqyrtimin serioz të mundësisë për ta sjellë mesfushorin e Manchester City në “Santiago Bernabeu”.
Sipas Alvarez, aktualisht nuk ekziston një marrëveshje mes dy klubeve, por brenda Real Madridit ka një vullnet të qartë për të eksploruar këtë operacion.
Mësohet se edhe vetë Rodri është i gatshëm të bëjë maksimumin për të lehtësuar transferimin te gjiganti spanjoll.
Ky ndryshim qëndrimi vjen pasi më herët presidenti Florentino Perez kishte shfaqur rezerva për shkak të dëmtimit të rëndë në gju që pësoi mesfushori spanjoll.
Megjithatë, paraqitjet e tij spektakolare në Kupën e Botës 2026, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut, kanë bindur drejtuesit madrilenë të rihapin dosjen e tij.
Ndërkohë, Manchester City nuk dëshiron ta humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe i ka ofruar Rodrit një kontratë të re, edhe pse marrëveshja aktuale skadon në verën e vitit 2027.
Megjithatë, mesfushori spanjoll pritet të presë lëvizjen përfundimtare të Real Madridit përpara se të vendosë nëse do të rinovojë me klubin anglez apo do të nisë një aventurë të re në La Liga.
Nëse ky transferim realizohet, ai pritet të jetë një nga operacionet më të mëdha të merkatos së verës.














