Një zjarr ka rënë në një rrobaqepësi, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje, por ka dëme të mëdha materiale.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.














