Shkodra po mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të kësaj vere. Ka nisur zyrtarisht FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C, turneu evropian i basketbollit për grupmoshën nën 18 vjeç, ku marrin pjesë kombëtare nga vende të ndryshme të kontinentit.
Ndeshja hapëse, e cila ka filluar në orën 18:00, vë përballë Shqipërinë dhe San Marinon, me ekipin kuqezi që synon ta nisë me fitore rrugëtimin në këtë kompeticion.

Turneu do të zhvillohet nga 21 deri më 26 korrik. Përveç Shqipërisë dhe San Marinos, në grup bëjnë pjesë edhe Malta dhe Moldavia, të cilat do të jenë kundërshtaret e tjera të kuqezinjve në fazën e grupeve.














