• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe

16:08 : 16/07/2026
në BOTA, RAJONI

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviç. Gërvalla ndër të tjera thekson se Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes e nxitjes për përçarje.

Ndër të tjera ajo shton se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për dënimin e ministres serbe nga Gjykata kompetente.

“Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes.

Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Neisprićano” (shqip: E pathënë), në kuadër të medias serbe “Kurir” e transmetuar edhe në kanalin Youtube, e dyshuara, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, ndër të tjera ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Lexo edhe:

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

Tutje ministrja serbe, trashëgimtare e denjë e Millosheviçit, vazhdon narrativen e papranueshme, e cila është e dënueshme nga secili rregull vendor dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë. Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor.

Në një Republikë demokratike si Kosova, përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes është sundimi i ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimin moral për të mbrojtur rendin kushtetues, dinjitetin e çdo qytetari të saj dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë: lirinë, demokracinë, paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkruan ajo.

Etiketa: gjuhe urrejtjekosoveministre serbe

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

14:37 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026
BOTA

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

15:49 : 15/07/2026
RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
Para

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, paralizohet qarkullimi

TË GJITHA

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:26 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş