Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për çështjen e saj.
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho pas konstatimeve të deputetes u shpreh se nëse ka prova për ndërhyrjen e kryeministrit t’i depozitojë ato për ndjekje penale para organit kompetent pasi të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?
Klodian Braho: Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova paraqitni ato në organin kompetent. Janë të gjithë të barabartë para ligjit.














