Franca dhe Spanja luajnë në Dallas për një vend në finalen e madhe të Botërorit.
“Gjelat” duan finalen e tretë radhazi, ndërsa “La Roja” do të përsërisë të njëjtin sukses si në Euro 2024.
Didier Deschamps i ka besuar 11-shes së tij më të mirë, me sulmin që përbëhet nga Olise, Dembele, Barcola dhe kapiteni Mbappe.
Nga ana tjetër, De La Fuente do të duhet t’ia dalë pa Pedrin në mesfushë, me vendin e tij që e zë Fabian Ruiz.
Deri në këtë pikë të lojës, Spanja kryeson 1:0 dhe është një hap më pranë finales së madhe të Kupës së Botës.
Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finalen e Nju Jorkut përballë fituesit të sfidës Angli-Argjentinë.
LEXO EDHE:














