Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një i ri që po udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë.
Sipas informacioneve dhe pamjeve nga vendngjarja, i riu ka mbetur i shtrirë në rrugë në pritje të mbërritjes së ambulancës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.














