• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

4.3 mln euro për Makashin/ Ligji me emra të përveçëm kthehet në precedent të rrezikshëm

17:52 : 13/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Partizani i parë i promovimit të imazhit të Shqipërisë në arenën globale, përmes sjelljes së personaliteteve me famë botërore, ishte Rrapush Xhaferri. Gati 30 vjet më parë gjenerali i Piramidave solli në Shqipëri kampionin e botës, Mario Kempes, për ta bërë trajner të Lushnjes. Por Xhaferi e financoi me paratë që u mblidhte shqiptarëve.

Tre dekada më vonë, gjeneralët e imazhit të Shqipërisë janë bërë më të sofistikuar. Paratë nuk i marrin më nga skemat piramidale, por drejtëpërdrejtë nga njeriu që qëndron në krye të piramidës së pushtetit në Shqipëri.

Parlamenti i Shqipërisë do të votojë në 23 korrik Aktin Normativ të qeverisë, që i dha 4.2 milionë euro para të qytetarëve shqiptarë, kompanisë Redcloud si partnere lokale në organizimin e koncertit të reperit Kanye West në Tiranë. Pra 140 deputetët e Kuvendit do të thirren për të votuar një ligj ad nominem, të bërë posaçërisht vetëm për personin në foton më poshtë.

Klodian Makashi, pronar i Redcloud

Ky është Klodian Makashi, pronari i kompanisë Red Cloud, njeriu i cili bëri kërkesën për mbështetje financiare tek ministria e Turizmit dhe Kulturës.

“Personi juridik “Redcloud” ka paraqitur pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit kërkesën me nr.7330 prot., datë 3.7.2026, me lëndë: “Kërkesë për shqyrtim me përparësi të situatës së krijuar, vlerësimin e interesit publik dhe mbështetje institucionale e financiare për garantimin e realizimit të aktivitetit ndërkombëtar “YE LIVE IN ALBANIA. Nevoja për ndërhyrje financiare ka lindur si pasojë e krijimit të një situate objective dhe të paparashikueshme gjatë fazës së organizimit të aktivitetit, e cila ka sjellë rritje të konsiderueshme të kostove dhe nevojën për përmbushjen e disa detyrimeve kontraktore me rëndësi thelbësore për realizimin e tij.” thuhet në relacionin e Aktit Normativ të miratua nga qeveria.

Lexo edhe:

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

"Ligji Makashi"/ Preçedenti i rrezikshëm që i vuri
Relacioni i AN

Teksa Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar izoloi për gati një vit në banesën e tij, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për një ligj i cili lejoi përdorimin e bonove si instrument pagese për privatizimet, nga ku përfituan me qindra mijë shqiptarë, Parlamenti do të votojë tashmë një ligj kontrovers me një përfitues të vetëm.

Ky është një precedent absolut në historinë legjislative të Shqipërisë, të paktën asaj moderne. Një tjetër tentativë e mëparshme e kësaj maxhorancë për të bërë ligj ad nominem, që ishte rasti i ligjit Fusha, dështoi pasi u bllokua nga Bashkimi Europian. Por këtë herë ligjbërja më porosi çau çdo bllokadë dhe i dha Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm.

Instalimi i këtij precedenti të rrezikshëm e ekspozon buxhetin e shtetit përballë kërkesave të ngjashme private në të ardhmen. Tashmë çdo kompani private, e cila angazhohet në biznesin e argëtimit mund të kërkojë para nga buxheti sa herë që sjell në Shqipëri ndonjë personazh nga jashtë dhe jo vetëm. Sipas arsyetimit ligjor, këtë mund ta kërkojë çdo biznes privat pavarësisht fushës ku operon me argumentin se nga financimi i tij përfiton e gjithë ekonomia.

Por ky nuk është problem i vetëm.

Redcloud

Redcloud është një kompani eventesh e themeluar në janar të vitit 2011. Në 4 vitet e fundit xhiroja e kompanisë është luhatur nga 370 mijë euro deri në 1.7 milionë euro në vit. Si rezultat, për periudhën 2021-2025, kompania ka patur një xhiro totale për të katër vitet bashkë prej 360 milionë lekësh, pra rreth 3.8 milionë euro.

Paralelisht me këto, kompania është në gjendje të vështirë financiare për shkak të një goditje financiare prej 1.8 milionë eurosh të pësuar pak vite më parë, kur ju shkatërruan të gjitha pajisjet që kishte marrë me qira nga Greqia për realizimin e një koncerti në Shqipëri, si rezultat i një stuhie. Praktikisht kjo është një kompani e falimentuar.

Ndaj pikëpyetja e parë lidhet pikërisht me këtë fakt. Redcloud nuk e ka patur fuqinë financiare për të organizuar një aktivitet të tillë. Ajo ka shërbyer thjesht si partneri lokal i kompanisë gjermane “Streetlife”, me bazë në Berlin, që është organizatorja reale e koncertit. Pyetja është se pse u përdor Redcloud për të kërkuar dhe më pas kanalizuar paratë e buxhetit për shpëtimin financiar të koncertit.

Qeveria pranon se nuk ka bazë ligjore për financimin

Qeveria e pranon vet se financimi i koncertit privat të Kanye West nuk ka bazë ligjore, pasi kuadri ligjor në fuqi nuk e lejon dhënien e parave të qytetarëve pa proçedurë drejtëpërdrejt për një aktivitet privat. Për këtë arsye u gjet zgjidhja e Aktit Normativ, që është ligj i veçantë.

“Nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 milionë lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacionin në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eventiment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik,” thuhet në relacion.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, mbështetja financiare për aktivitete ose projekte të fushave respektive bëhet sipas procedurave standarde të shtrira në kohë, në bazë të shprehjes paraprake të interesit të palëve dhe ndjekjes së etapave përkatëse të vlerësimit për arritjen në vendimmarrjen e financimit, sikurse përcaktohet në aktet nënligjore rregullatore përkatëse.

"Ligji Makashi"/ Preçedenti i rrezikshëm që i vuri
Relacioni i AN

Ndërsa, në rastin e koncertit të Kanye West nuk kishim të bënim me një situatë të tillë, pasi organizatorët e koncertit nuk kanë aplikuar apo nuk janë paraqitur më parë pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për të përfituar sipas akteve ligjore të sipërpërmendura, por e kërkuan mbështetjen me kërkesë të drejtëpërdrejtë urgjente duke e argumentuar me rrezikun e dëhstimit të koncertit.

Por sipas qeverisë mbështetja në fakt është për ekonominë dhe jo për privatin.

“Nevoja për ndërhyrje nuk lidhet me mbështetjen e një aktiviteti privat si të tillë, por me mbrojtjen e interesit publik që rrjedh nga përfitimet ekonomike, turistike dhe
promovuese të aktivitetit. Përfitues të drejtpërdrejtë të realizimit të tij janë sektori i turizmit, operatorët ekonomikë vendas, bizneset e hotelerisë, transportit, gastronomisë dhe shërbimeve, si dhe buxheti i shtetit përmes aktivitetit ekonomik dhe të ardhurave fiskale që gjenerohen,” vijon relacioni. /Kapitali.al

LEXO EDHE:

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

Etiketa: 4.3 mln eurokanye westKlodian MakashiprecedentRedCloud

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

19:56 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare: KLSH të auditojë fondin prej 4 mln eurosh

11:11 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës

08:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Turisti skandalizohet nga organizimi i dobët i koncertit të Kanye West: Ishte kaos

17:13 : 12/07/2026
Para

Bie nga çatia e një objekti, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë /EMRI

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş