Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli.
Sipas të dhënave në apartament jetonin një çift me qira por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën.
Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave.
Sipas fqinjëve Hysolli konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por fatmirësisht nuk kishte marrë përmasa.
Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur ditën e sotme.














