Është publikuar fotoja e Bardhe Ziçit, gruas që u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, në Shkodër.
Viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, shkak i krimit të rëndë dyshohet të ketë qenë xhelozia. Mësohet se Shtjefën Ziçi i kishte kërkuar bashkëshortes telefonin dhe pas një konflikti mes tyre, ai ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar gruan e tij në hyrje të shtëpisë, duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin në Shkodër, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.














