Turqia raportohet se ka shitur sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 një shteti të Gjirit, ndërsa njoftimi zyrtar për marrëveshjen pritet të bëhet gjatë ditës. Lajmi u publikua nga kolumnisti i gazetës turke Hürriyet, Abdulkadir Selvi, i cili thotë se blerësi është një vend i Gjirit, megjithëse identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas tij, dje po zhvilloheshin negociatat për marrëveshjen përfundimtare me çështjet e fundit të mbetura që do të zgjidhen në mesnatë.
“Disa thonë se janë Emiratet e Bashkuara Arabe, të tjerë thonë Katari. Gjëja më e mirë që duhet bërë është të presim njoftimin zyrtar.”, tha Selvi.
Sipas mediave të huaja, kjo formulë e veçantë konsiderohet nga pala amerikane si më e përputhshmja me kuadrin ligjor aktual, duke hapur rrugën si për heqjen e sanksioneve CAATSA ashtu edhe për rinisjen e procesit në lidhje me avionët luftarakë F-35, pa nënkuptuar megjithatë automatikisht kthimin e Turqisë në program.
Njwkohwsisht, bazuar në marrëveshjen e përdoruesit përfundimtar me Rusinë, çdo transferim i S-400 në një vend të tretë kërkon pëlqimin e Moskës dhe raporton se, sipas të njëjtit informacion, pala ruse nuk dukej se ishte negative në parim ndaj një eventualiteti të tillë.














