Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarri në Kurbin. Pas të shtënave, 40-vjeçari, Ilir Gjini është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ilir Gjini njihej edhe me mbiemrat Lika, Kokaj dhe Nure.
Policia ka nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
“Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”- njofton policia.














