Disa punonjës me origjinë nga vendet aziatike, kryesisht nga Myanmari, kanë ngritur pretendime serioze për kushtet në të cilat, sipas tyre, punojnë në restorantin “Rozafa”, në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca.
Punonjësit pretendojnë se janë të detyruar të punojnë deri në 16 orë në ditë, pa përfituar asnjë ditë pushimi javor. Ata shprehen se, megjithëse u është siguruar akomodimi dhe ushqimi, kushtet e strehimit janë të vështira, pasi 5 deri në 6 persona ndajnë të njëjtën dhomë.
Burime bëjnë me dije se paga e tyre varion, ndërsa disa prej punonjësve kanë deklaruar se marrin deri në 500 euro në muaj.
Pretendimet e ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit shqiptar të punës, i cili parashikon kufizime të qarta mbi orarin e punës, pushimin javor dhe standardet minimale të trajtimit të punëmarrësve.
Këto pretendime të ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e të drejtave të punëmarrësve. Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse, do të nisin verifikime për këto pretendime./ Maska.al














