Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur në aksin rrugor Elbasan–Peqin.
Dyshohet se mjeti i përket një prej kompanive të angazhuara në punimet për ndërtimin e Korridorit VIII, konkretisht “2T” e vëllerzërve Sako.
Nuk raportohet për lëndime vec tronditjes së drejtuesit të kamionit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe njëkohësisht po marrin masa për orientimin e trafikut, me qëllim shmangien e bllokimeve në këtë segment rrugor.














