Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qarkun e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gimaj, ku, sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar dinamikën e shpërthimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.














