Enis Veliu – Front Online
Dokumentet zyrtare të Inspektoratit Farmaceutik, të siguruara nga portali Front Online, zbulojnë një seri shkeljesh të përsëritura në disa njësi të rrjetit të barnatoreve “CFO Green” në Kosovë, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria Nadir Çausholli.
Nga raportet e inspektimit del se në disa prej këtyre barnatoreve, në vend të farmacistëve të licencuar dhe përgjegjës, shërbimi ndaj qytetarëve është ofruar nga teknikë të farmacisë, ndërsa barnat janë dhënë në mungesë të personave përgjegjës që ligji kërkon të jenë të pranishëm në vendin e punës, raporton Front Online.
Kjo dosje merr peshë edhe më të madhe në kohën kur në Shqipëri po hetohen kompani farmaceutike të lidhura me emrin “CFO Pharma”, për dyshime rreth skemave të rimbursimit të ilaçeve në vlera milionëshe.
Në Kosovë, dokumentet e siguruara nga Front Online nuk flasin për një rast të izoluar, por për një model të përsëritur shkeljesh në disa komuna, ku emri “CFO Green” shfaqet në raportet e Inspektoratit Farmaceutik për mungesë të farmacistëve përgjegjës, licenca të skaduara, shërbim nga teknikë, urdhra për mbyllje dhe vendime për gjoba.
Nga Ferizaj e Prishtina, në Lipjan, Rahovec, Pozheran, Drenas, Mitrovicë e Gjilan, inspektorët kanë evidentuar raste kur barnat janë dhënë pa praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të autorizuar.
Në disa njësi, Inspektorati ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të barnatores deri në ardhjen e farmacistit përgjegjës. Në raste të tjera, janë shqiptuar gjoba dhe janë konstatuar kundërvajtje për mosrespektim të dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë farmaceutike në Kosovë, raporton Front Online.
Sipas dokumenteve të Inspektoratit Farmaceutik, në disa njësi të rrjetit “CFO Green”, ky standard bazik nuk është respektuar.
Dosja bëhet edhe më e ndjeshme për shkak të zhvillimeve në Shqipëri, ku mediat atje kanë raportuar për hetime ndaj kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, të lidhura me rimbursimin e dyshuar fiktiv të barnave. Sipas raportimeve, Prokuroria e Tiranës kishte urdhëruar arrestimin e disa personave të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje te të ardhurave”, në një skemë ku përmendeshin medikamente të rimbursueshme si “Trimbow” dhe “Foster”.
Fillimisht, dëmi i dyshuar ishte përllogaritur në rreth 70 milionë lekë të reja, ndërsa më pas, sipas një auditimi të brendshëm të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, skema e dyshuar ishte zgjeruar edhe në medikamente të tjera, duke e çuar vlerën e faturave të dyshuara fiktive në rreth 2.3 milionë euro.
Në këtë kontekst, gjetjet e Inspektoratit Farmaceutik në Kosovë për rrjetin “CFO Green” hapin një çështje serioze për institucionet përgjegjëse: si është kontrolluar ky rrjet, sa shpesh janë përsëritur shkeljet dhe a janë marrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e pacientëve?
Dokumentet e siguruara nga Front Online tregojnë se problemet nuk kanë qenë të kufizuara në një komunë apo në një njësi të vetme. Përkundrazi, raportet flasin për një zinxhir rastesh ku inspektorët kanë gjetur barnatore duke operuar pa farmacist përgjegjës në vendin e punës.
Në një sektor ku çdo gabim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve, mungesa e stafit profesional nuk mund të trajtohet si shkelje teknike. Ajo prek thelbin e shërbimit farmaceutik dhe besimin publik në sistemin e kontrollit.
Përmes kësaj dosjeje, Front Online sjell një pasqyrë të detajuar të rasteve ku njësitë e rrjetit “CFO Green” janë gjetur nga Inspektorati Farmaceutik në kundërshtim me kërkesat ligjore, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për përgjegjësinë institucionale, sigurinë e pacientëve dhe mënyrën se si funksionojnë barnatoret në terren.
CFO Green në Ferizaj u gjet duke ofruar shërbim pa farmaciste përgjegjëse
Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar shkelje në barnatoren “CFO Green”, njësia nr. 5, me veprimtari në Ferizaj.
Sipas raportit të Inspektoratit Farmaceutik, gjatë inspektimit të kryer më 7 maj 2025, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimi farmaceutik po ofrohej nga Fiona Begisholli, me profesion teknike e farmacisë, raporton Frtont Online.

Në raport thuhet se në momentin e inspektimit nuk ishte prezente farmacistja përgjegjëse, Merita Beqaj, dhe as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues i licencuar.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorët kanë konstatuar se shërbimi farmaceutik nuk po ofrohej nga personi i autorizuar ligjërisht, ndërsa përmes procesverbalit barnatorja është urdhëruar që të mos ofrojë shërbim farmaceutik pa praninë e farmacistes përgjegjëse apo të farmacistit zëvendësues, raporton Frtont Online.
Raporti po ashtu lidhet edhe me zbatimin e legjislacionit për çmimet e produkteve medicinale dhe praninë e stafit profesional në barnatore.
Teknike me licencë të skaduar, CFO Green në Ferizaj sërish pa farmacist në barnatore
Një tjetër raport i Inspektoratit Farmaceutik për barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 5 në Ferizaj, evidenton shkelje të rënda lidhur me stafin profesional.
Sipas raportit, më 4 nëntor 2025, inspektorët kanë kryer kontroll në këtë barnatore dhe kanë gjetur të pranishme vetëm tekniken e farmacisë, Violeta Begisholli.

Në raport theksohet se licenca e punës e Begishollit ishte e skaduar që nga data 7 dhjetor 2021. Për më tepër, në barnatore nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës Jetullah Hajrizi dhe as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues, raporton Frtont Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka evidentuar se shërbimi farmaceutik është kryer nga teknikja, pa praninë e farmacistit të licencuar, ndërsa procesverbali është nënshkruar pa vërejtje nga pala prezente.
Raporti e përcjell rastin me konstatime për mosrespektim të obligimeve ligjore për funksionimin e barnatores vetëm me staf të licencuar profesional, raporton Frtont Online.
CFO Green në Prishtinë u urdhërua të mbyllet, shërbimi po jepej nga teknike e farmacisë
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar shkelje në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 6, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Sipas raportit, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa në të ishte prezente teknikja e farmacisë Teuta Lepaja. Farmacistja përgjegjëse, Gentiana Krasniqi, nuk ishte në vendin e punës.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka konstatuar se shërbimi farmaceutik po ofrohej pa praninë e farmacistit përgjegjës apo të një zëvendësuesi të licencuar, raporton Frtont Online.
Për këtë arsye, pala është urdhëruar që ta mbyllë barnatoren dhe të mos shërbejë pa praninë e farmacistit përgjegjës apo të zëvendësuesit të licencuar.
Raporti është shoqëruar edhe me vendim për gjobë, ndërsa procesverbali i inspektimit është bashkangjitur si dokument zyrtar, raporton Frtont Online.
CFO Green në Lipjan u gjet pa farmacist, shërbimin e ofronte teknike e farmacisë
Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim të planifikuar në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 12, në Lipjan, me qëllim mbrojtjen e interesit dhe shëndetit publik.
Sipas raportit, barnatorja është gjetur e hapur dhe shërbimi farmaceutik po ofrohej nga Hana Hyseni, teknike e farmacisë, raporton Frtont Online.

Në momentin e inspektimit nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës dhe as farmacisti i autorizuar për zëvendësim. Raporti thekson se pas telefonatës së teknikes së farmacisë, farmacisti zëvendësues Besnik Basholli është paraqitur në barnatore pas rreth 20 minutash.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka konstatuar se barnatorja ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore që kërkojnë praninë e farmacistit gjatë ofrimit të shërbimit farmaceutik, raporton Frtont Online.
Përmes procesverbalit, pala është urdhëruar të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës apo të autorizuarit për zëvendësim. Raporti është shoqëruar edhe me vendim për gjobë.
CFO Green në Rahovec u gjet pa farmacist, shërbimi po ofrohej nga teknik i farmacisë
Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren “CFO Green Pharmacy”, Njësia nr. 13, në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec, raporton Frtont Online.
Sipas raportit, inspektimi është kryer më 26 qershor 2025, nga ora 10:46 deri në 11:05. Objekti i kontrollit ishte verifikimi i pranisë së stafit profesional.

Në raport thuhet se në barnatore shërbimi farmaceutik po ofrohej në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi nuk ishte prezent farmacisti i licencuar, përgjegjës apo zëvendësues, raporton Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Në vend të tij, gjatë inspektimit ishte prezent Arlind Shehu, teknik i farmacisë.
Inspektorati ka konstatuar se shërbimi nuk mund të ofrohet pa praninë e farmacistit të licencuar dhe ka evidentuar rastin përmes procesverbalit zyrtar.
CFO Green në Rahovec urdhërohet të mbyllet, nuk kishte farmacist në vendin e punës
Një tjetër raport për “CFO Green”, Njësia nr. 13 në Rahovec, tregon se Inspektorati Farmaceutik ka kryer ri-inspektim më 27 janar 2026, raporton Frtont Online.
Sipas raportit, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimet farmaceutike janë kryer në mungesë të farmacistes përgjegjëse apo të një farmacisti zëvendësues.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Në barnatore ishte prezente teknikja e farmacisë Argonita Mullaliu, por jo farmacisti i licencuar që kërkohet me ligj, raporton Frtont Online.
Për këtë arsye, barnatorja është urdhëruar të mbyllet dhe të mos operojë pa praninë e farmacistit përgjegjës apo të zëvendësuesit.
Raporti thekson se rasti është shoqëruar me vendim për gjobë ndaj pronarit të barnatores.
CFO Green në Pozheran u gjet pa farmacist, shërbimin e ofronte teknike e farmacisë
Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar shkelje në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 19, në Pozheran të Vitisë.
Sipas raportit, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimi farmaceutik po ofrohej nga Yllka Bajrami, teknike e farmacisë, raporton Frtont Online.
Në kohën e inspektimit nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës Flakron Alidema dhe as ndonjë zëvendësues i licencuar.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka konstatuar se pala ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore që e obligojnë barnatoren të funksionojë vetëm në praninë e farmacistit, raporton Frtont Online.
Përmes procesverbalit, pala është urdhëruar të vendosë çmimet në produktet medicinale sipas vendimit përkatës dhe të mos ofrojë shërbim farmaceutik pa praninë e farmacistit. Raporti është përcjellë me vendim për gjobë.
CFO Green në Pozheran sërish pa farmacist, Inspektorati konstaton kundërvajtje
Një raport tjetër i Inspektoratit Farmaceutik për “CFO Green”, Njësia nr. 19 në Pozheran, evidenton përsëri mungesë të farmacistit përgjegjës, raporton Frtont Online.
Sipas raportit, gjatë inspektimit barnatorja është gjetur e hapur dhe shërbimi farmaceutik po ofrohej nga teknikja e farmacisë Yllka Bajrami.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:

Në raport thuhet se në barnatore nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës Flakron Alidema dhe as ndonjë farmacist zëvendësues, raporton Frtont Online.
Inspektorati ka konstatuar se kjo është në kundërshtim me ligjin, pasi barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist të licencuar.
Përmes procesverbalit, pala është urdhëruar të punojë sipas legjislacionit në fuqi dhe të mos ofrojë shërbime pa praninë e farmacistit.
CFO Green në Gjilan, Inspektorati konstaton dhënie të barnave pa recetë
Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar shkelje në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 24, në Gjilan, raporton Frtont Online.
Sipas raportit, barnatorja posedonte licencë valide dhe farmaciste përgjegjëse ishte Egzona Kurti. Gjatë inspektimit, shërbimi farmaceutik është ofruar nga vetë farmacistja përgjegjëse.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Megjithatë, inspektorët kanë konstatuar se dispenzimi i barnave nuk është kryer në përputhje me rregullat për receta medicinale, raporton Frtont Online.
Në raport përmendet rasti i barit Tramadol 50 mg me 20 kapsula, për të cilin, sipas inspektorëve, nuk është prezantuar receta medicinale në kohën e inspektimit.
Inspektorati ka konstatuar se farmacistja ka ofruar barna pa recetë dhe nuk i ka ruajtur recetat medicinale sipas afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, raporton Frtont Online.
CFO Green në Ferizaj pa farmaciste përgjegjëse, shërbimin e ofronin tekniket
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar shkelje në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 26, në Ferizaj.
Sipas raportit, barnatorja posedonte licencë valide, ndërsa farmaciste përgjegjëse ishte Sarandë Istogu Hysenaj, raporton Frtont Online.
Por në ditën e inspektimit, farmacistja përgjegjëse nuk ishte prezente. Shërbimi farmaceutik në barnatore po ofrohej nga Viona Alija dhe Gisela Birko, të evidentuara si teknike të farmacisë.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka konstatuar se shërbimi është ofruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi barnatorja duhet të funksionojë me praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të licencuar, raporton Frtont Online.
Raporti është shoqëruar me vendim për gjobë ndaj farmacistes përgjegjëse.
CFO Green 26 u gjet e hapur, në barnatore mungonte farmacistja përgjegjëse
Një tjetër raport për “CFO Green”, Njësia nr. 26 në Ferizaj, evidenton probleme me praninë e stafit profesional.
Sipas raportit, Inspektorati Farmaceutik ka kryer kontroll më 27 janar 2026. Gjatë inspektimit në barnatore ishin prezente Erza Musa, bachelor e shkencave të farmacisë komunitare, dhe Gisela Birko, teknike e farmacisë, raporton Front Online.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Barnatorja është gjetur e hapur dhe shërbimi farmaceutik po ofrohej pa praninë e farmacistes përgjegjëse Qëndresa Maloku.
Raporti thekson se janë kontrolluar dokumentacioni, hapësirat, produktet, pajisjet medicinale dhe prania e stafit profesional, raporton Frtont Online.
Rasti është evidentuar si shkelje e funksionimit të barnatores pa praninë e farmacistit të licencuar përgjegjës apo zëvendësues.
CFO Green 29 pa farmacist përgjegjës, Inspektorati evidenton shkelje ligjore
Inspektorati Farmaceutik ka hartuar raport për barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 29.
Sipas raportit, farmacist përgjegjës në këtë njësi ishte Enver Rexha, por gjatë inspektimit ai nuk ishte prezent në barnatore, raporton Frtont Online.
Inspektorati ka konstatuar se në barnatore nuk ishte as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Raporti thekson se barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist të licencuar dhe se barnat e përshkruara nga mjeku apo stomatologu mund të jepen vetëm nga farmacisti ose në praninë e tij, raporton Frtont Online.
Në bazë të procesverbalit, Inspektorati ka evidentuar shkelje të dispozitave ligjore për praninë e stafit profesional në barnatore.
CFO Green në Drenas u gjet pa farmacist, shërbimi po jepej nga teknike
Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 32, në Drenas, raporton Frtont Online.
Sipas raportit, barnatorja posedonte licencë të veprimtarisë, ndërsa farmaciste përgjegjëse ishte Hisjana Kuka.

Gjatë inspektimit, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimi farmaceutik po ofrohej nga Xhenifer Leku, teknike e farmacisë.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Në momentin e kontrollit nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës dhe as ndonjë zëvendësues i autorizuar, raporton Frtont Online.
Përmes procesverbalit, pala është urdhëruar të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës ose të zëvendësuesit të autorizuar. Raporti është shoqëruar edhe me vendim për gjobë.
CFO Green në Lipjan, raport edhe ndaj farmacistit zëvendësues
Inspektorati Farmaceutik ka hartuar raport të veçantë lidhur me barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 12, në Lipjan.
Sipas raportit, shërbimi farmaceutik në barnatore po ofrohej nga Hana Hyseni, teknike e farmacisë, ndërsa në ditën e inspektimit nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës apo personi i autorizuar për zëvendësim, raporton Frtont Online.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Raporti përmend edhe farmacistin zëvendësues Besnik Basholli, për të cilin Inspektorati konstaton se ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Inspektorati ka urdhëruar që farmacisti të punojë vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton Frtont Online.
Raporti është shoqëruar me vendim për gjobë dhe me procesverbalin përkatës të inspektimit.
CFO Green në Mitrovicë u gjet pa farmaciste, shërbimi po ofrohej nga teknike
Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 47, në Mitrovicë.

Sipas raportit, gjatë kontrollit barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimi farmaceutik po ofrohej nga Fatime Rama, teknike e farmacisë, raporton Frtont Online.
Farmacistja përgjegjëse Berlinda Gega nuk ishte prezente në barnatore në kohën e inspektimit.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Inspektorati ka evidentuar se shërbimi farmaceutik nuk mund të ofrohet pa praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të autorizuar, raporton Frtont Online.
Në raport thuhet se farmacistja përgjegjëse është urdhëruar të punojë vetëm sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
CFO Green 47 sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen deri në ardhjen e përgjegjësit
Një tjetër raport i Inspektoratit Farmaceutik për “CFO Green Pharmacy”, Njësia nr. 47 në Mitrovicë, evidenton mungesë të farmacistit përgjegjës.
Sipas raportit, inspektimi është kryer më 6 tetor 2025, nga ora 13:27 deri në 13:45. Objekti i inspektimit ishte verifikimi i pranisë së stafit profesional, raporton Frtont Online.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:
Në raport thuhet se barnatorja është gjetur e hapur, por farmacistja përgjegjëse Shkëndije Halimi nuk ishte prezente dhe nuk kishte as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues.
Inspektorati ka konstatuar se barnatorja ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi gjatë gjithë orarit të punës duhet të ketë farmacist të licencuar, raporton Frtont Online.
Përmes procesverbalit, pala është urdhëruar të punojë sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa është urdhëruar edhe mbyllja e barnatores deri në ardhjen e farmacistit përgjegjës. Raporti është shoqëruar me vendim për gjobë, raporton Frtont Online.
Portali Front Online i ka dërguar peytje kompanisë në fjalë, por as pas më shumë se një muaj pritje nuk ka arritur të marrë përgjigjie nga ta. / Front Online /














