Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj raportimeve ndërkombëtare që sugjeronin se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban.
Ai i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se Izraeli merr vendimet e tij në mënyrë të pavarur, në bazë të konsideratave të sigurisë kombëtare.
“Izraeli vepron në mënyrë të pavarur dhe sipas konsideratave të veta. Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga presidenti amerikan Donald Trump për të mos ndërmarrë veprime kundër tuneleve të dyshuara të Hezbollahut në Libanin jugor,” deklaroi Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes javore të kabinetit.













