Pjesë e protestës prej dy ditësh janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët edhe kanë marrë fjalën në podiumin e improvizuar.
Një prej tyre u shpreh se Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë dhe kurrsesi nuk mund të japë dorëheqjen pasi shkon drejt e në burg.
“Jemi bashkuar protestës së atyre që nuk kanë asnjë lloj interesi që luftojnë kundër hajdutërisë. Diaspora ka qenë motori i ekonomisë shqiptare dhe këta që kanë marrë peng dhe tallen me ekonominë q tallen me prindërit tanë, do ia heqim këtë privilegj. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë sepse në venat e tyre rrjedh gjaku i Gjergj Kastriotit. Ka frikë të japë dorëheqjen sepse shkon direkt e në burg. Edi Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë. Po kërkon OKB të marë një post ku ka imunitet dhe nuk arrestohet. Ky është realiteti jo përrallat në podkaste. Prandaj zoti Rama duhet të japësh dorëheqje dhe të paguash atë që i ke bërë kombit shqiptar.













