Gjykata e Tiranës po shqyrton masat e sigurisë për 21 personat e arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e fundit para Parlamentit.
Mësohet se tashmë se pasi janë shqyrtuar provat, trupa gjykuese është tërhequr për vendim.
Në dalje të gjykatës një prej avokatëve të protestuesve bëri të ditur se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për dy protestues, ndërsa për pjesën e mbetur “Detyrim Paraqitje”.
Ai zbuloi se të gjithë avokatët në sallë kanë rënë dakord unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme, ndaj edhe kanë kërkuar që ato të shpallen si të tilla.
Avokati: “Për dy veta diskutohet pasi pjesa tjetër janë me detyrim paraqitje. Ne kemi kërkuar arrest të paligjshëm dhe moscaktimin e asnjë mase sigurie sepse nuk ka qenë poprocionale veprimet e oficerëve të policisë gjyqësore dhe arrestimi I tyre nuk është bërë në konform.”














