Protestuesit kanë vijuar me gjestet simbolike gjatë tubimit para Kryeministrisë, duke sjellë këtë herë një tortë të vërtetë, ndryshe nga ajo prej betoni e prezantuar më herët.
Mbi tortë ishte shkruar “Rama TQR”, e shoqëruar me shprehjen “Te Quiero Rama”, në një formë ironike drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Në vijim, protestuesit ndezën edhe një qiri me numrin 0, të cilin e frynë pasi kënduan në kor refrenin “Rama, jep dorëheqjen”, duke e shndërruar momentin në një tjetër akt simbolik të protestës që po zhvillohet përpara selisë së qeverisë.














