Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur para Kryeministrisë këtë të shtunë, autokolona e mjeteve të diasporës që po vijnë nga veriu ka mbërritur në Lezhë.
Kjo është protesta e 35-të, ku qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë hetimin e tij si dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në të njëjtën kohë, protestuesit kërkojnë edhe një sistem të ri politik, si dhe pas dorëheqjes së qeverisë, ngritjen e një ekzekutivi tranzitor apolitik që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira.














