Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon anulimin e dekretit presidencial për emërimin e prokurorit Ols Dado në vitin 2008, është shtyrë.
Vendimi për shtyrjen u mor pasi në seancë mungoi avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili njoftoi gjykatën se ndodhej në urgjencë me fëmijën e tij.
Pavarësisht paraqitjes së Erion Veliajt në ambientet e gjykatës, i shoqëruar nga forcat e policisë, trupa gjykuese vendosi që shqyrtimi i çështjes të mos vijonte dhe caktoi seancën e radhës më 24 korrik.
Në këtë proces, Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial të vitit 2008, me argumentin se Ols Dado është emëruar prokuror pa përfunduar Shkollën e Magjistraturës.














