Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çobo Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”,.
Sipas gazetares, Klodiana Lala, në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.
Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.
Çobo sipas hetimeve të autoriteteve italiane rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. SPAK thotë se ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, në përbërje të të cilës kishte shqiptarë dhe italianë.














