Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho ka raportuar në Kuvend, lidhur me korrupsioni zgjedhor.
Gjatë fjalës së tij, Braho u shpreh se mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve
“Bashkëpunimi rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm në vitin 2025. Prania e Task Force e SPAK, tregoi një vlerë praktike. Integrimi i kësaj qasjeje tregoi bazë më të mirë për identifikimin e riskut. SPAK dhe KQZ ishin më të koordinura, ky efekt parandalues është i rëndësishëm.
Mekanizimi i bashkëpunimit duhet të fillojë më herët, të paktën 4 muaj para votimit dhe të vazhdojë deri në numërimin e votave. Korrupsioni zgjedhor nuk duhet parë si akt i izoluar dhe individual.
Në disa raste një person nuk blen votë për interesin e vet personal, hetimi nuk duhet të kufizohet.
Kjo është arsyeja pse fokusi te zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë te burimi i financimit. Modeli i vitit 2025 funksionoi por duhet konsoliduar më tej. Reforma zgjedhore duhet të japë 3 rezultate konkrete”, theksoi ai.














