Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e banesës dhe më pas është përhapur në drejtim të kuzhinës, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.
Fatmirësisht, nga ngjarja raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.














