• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

14:44 : 29/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë.

Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet të shërojë ndërhyrjen. Në rrugën e hapur përmes dunave lëvizëse, era ka nisur ta mbulojë sërish trasenë me shtresa të holla rëre.

Thuajse një muaj nga përplasja fatale mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private në Zvërnec, Administrata e Zonave të Mbrojtura është rikthyer së bashku me një tabelë që u kujton turistëve ndalimin e makinave dhe të kampingjeve.

Por punimet e kryera në mungesë të një lejeje të zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit kanë lënë gjurmë të pariparueshme, sipas banorëve dhe ekspertëve të mjedisit.

“Aty ku është Limopua, ne i themi ‘Foleja e zogjve të egër’,” thotë një 60-vjeçare nga Zvërneci, e cila e krahason rrethimin me një “pushtim shkatërrues”. “Për qindra vite askush nuk e ka prekur. Ne e kemi mbrojtur,” theksoi ajo.

Lexo edhe:

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

Punimet e prezantuara si “përgatitore” në Pishë Poro tregojnë një ndryshim fizik të peizazhit. Sipas një vlerësimi paraprak të organizatës mjedisore, PPNEA, ndërhyrjet kanë përfshirë hapjen e të paktën 7.45 kilometrave rrugë të reja, zhvendosjen e sasive të mëdha të rërës dhe vegjetacionit, depozitim zhavorri si dhe sheshimin e disa hapësirave pyjore e ranore.

Rrugët dhe zonat e prekura shtrihen sipas të njëjtit vlerësim në 7.2 hektarë dhe prekin të paktën pesë tipe habitatesh të rrjetit Natura 2000, përfshirë habitate prioritare të Bashkimit Europian.

Zydjon Vorpsi, menaxher i politikave dhe advokimit pranë PPNEA, thotë se ndërhyrjet janë bërë në shkelje të ligjit dhe do të kallëzohen.

“Ajo që kanë bërë është e paligjshme,” thotë Vorpsi. “Ndërhyrjet kanë dëmtuar zonën e mbrojtur, kanë dëmtuar habitatet në mënyrë të pakthyeshme.”

Pasoja afatgjata

porto nova
Një shtresë e hollë rëre po mbulon rrugën e sapondërtuar në plazhin e Porto Novos në Zvërnec. Foto: Vladimir Karaj.

Punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë lidhen me njërin nga projektet më të debatueshme turistike në Shqipëri, resortin e lidhur publikisht me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerët e tij në Lindjen e Mesme dhe Shqipëri.

Projekti i Zvërnecit u prezantua së bashku me një plan të ngjashëm për ishullin e Sazanit si pjesë e ambicieve për ndërtimin e turizmit elitar në Shqipëri. Por në terren, premtimi për investime nisi me gardhe telash me gjemba, makineri të rënda dhe ndërhyrje në një peizazh të mbrojtur, pa transparencë dhe qartësi.

Prej gati një muaji, ajo që ndodhi në Zvërnec ndezi një protestë maratonë në Tiranë, përfshirë edhe qytete të tjera jashtë vendit ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Protestuesit kërkojnë jo vetëm anulimin e projektit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Simboli i protestave u bë flamingoja, shpendi që e lidh publikisht Vjosë-Nartën me një nga ekosistemet më të rëndësishme bregdetare në vend. Për protestuesit, flamingoja nuk ishte vetëm figurë mjedisore, por shenjë e një pyetjeje më të madhe: kush vendos për territorin publik, për zonat e mbrojtura dhe për hapësirat që shqiptarët i kanë përdorur prej brezash?

Për ambientalistët, ndërhyrja pa leje është prova e parë fizike se si një projekt i madh turistik mund të ndryshojë një peizazh të mbrojtur, përpara se publiku të ketë parë dokumentet, lejet dhe vlerësimet që duhet ta paraprinin ndërhyrjen.

“Dunat marrin qindra vite për t’u bërë ashtu siç ishin,” thotë Zydjon Vorpsi. “Hapësira dhe rruga në një zonë që ishte shumë e ruajtur, ndryshe nga pjesa tjetër që ishte më e aksesueshme, tani nuk është më e ruajtur. Është ndërtuar edhe një urë me beton,” shton ai.

Dunat nuk qenë të vetmet që u prekën. Pjesë të kodrave molasike, monumente natyre dhe prona të patjetërsueshme shtetërore sipas legjislacionit në fuqi, janë gërryer nga ekskavatorët për të krijuar një rrugë që nuk ka qenë aty.

Përpos këtyre gjurmëve, dëmi më i menjëhershëm ishte shqetësimi i jetës së egër në një nga periudhat më të ndjeshme të vitit. Ndërhyrja nisi në kulmin e folëzimit të shpendëve dhe në fillim të periudhës kur breshkat detare dalin në breg për të lëshuar vezët. Prania e ekskavatorëve në plazh, qarkullimi i mjeteve dhe zhurma e kantierit krijuan një presion të menjëhershëm.

Një tjetër dëm lidhet me monumentin tjetër të natyrës, lagunën me ujë të ëmbël të Limopuos.

“Ki parasysh që në momentin që filluan punimet, kishte dhjetëra makina, kishte buldozerë, kishte ekskavatorë, kishte kamionë dhe kishte qindra njerëz brenda. Dhe kjo bënte që jeta e egër aty të largohej komplet,” thotë Vorpsi.

Problem për aktivistët është edhe ndërhyrja në kanalet që mundësojnë komunikimin mes lagunave dhe detit. Mbi njërin prej kanaleve kryesore, qarkullimi i ujit u bllokua për ditë me radhë dhe tani ka një urë me beton dhe gurë që mbahen bashkë në kosha hekuri.

“Tashmë [zona] nuk është më aq e ruajtur, sepse është krijuar një rrugë e cila kalon mes përmes atij habitati. Është ndërtuar edhe një urë me beton në kanalin lidhës, e cila do të ketë dhe problemet e veta në të ardhmen,” thekson Vorpsi.

“Toka të shenjta”

ura mbi lagune
Ura e ndërtuar në zonën e mbrojtur. Foto: Vladimir Karaj.

Urbanistja Doriana Musai thotë se problemi me ndërhyrje të tilla është se ato krijojnë një fakt të kryer. Edhe kur cilësohen si “punime përgatitore”, ato ndryshojnë gjendjen ekzistuese të territorit, hapin akses, krijojnë infrastrukturën fillestare të kantierit dhe e bëjnë shumë më të vështirë kthimin e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse më vonë konstatohen probleme ligjore ose mjedisore.

“Në një zonë të mbrojtur si Zvërneci, ndërhyrje të tilla kanë pasoja afatgjata që shkojnë përtej sipërfaqes së prekur,” argumenton Musai. “Ato fragmentojnë habitatet, ndryshojnë ekuilibrat ekologjikë dhe krijojnë precedentë zhvillimi që mund të shërbejnë si bazë për ndërhyrje të tjera në të ardhmen.”

Sipas saj, rreziku është që Zvërneci të kthehet në model për mënyrën se si ndërhyrjet e para në zona të mbrojtura përdoren më pas si justifikim për zhvillime të tjera.

Kjo është arsyeja pse ambientalistët dhe urbanistët e shohin çështjen e lejes jo si formalitet, por si thelbin e problemit.

“Duket se Zvërneci është modeli i cili, njëherë i lejuar të zhvillohet, do të krijojë efekt domino për të ndërtuar përgjatë gjithë bregut Adriatik të mbrojtur dhe zonave të tjera në territor,” paralajmëron Musai.

Për banorët e zonës, rrethimi me gardh dhe punimet janë paralajmërimi se një ditë ata do të humbasin jo vetëm plazhin, por edhe lidhjen me tokën dhe shtëpitë e tyre.

“Djemtë tanë kanë punuar në emigracion me mish e me shpirt. Do donin të ktheheshin e të ndërtonin diçka vetë, qoftë edhe një kasolle aty,” thotë një grua rreth të 60-ave nga Zvërneci, me dorën e vendosur mbi kraharor.

“Ajo që po bëjnë na ka trembur, na ka frikësuar. Ato toka për ne janë të shenjta,” përfundoi ajo./Reporter.al

gure te thyer
Etiketa: buldozerëveFolenë e Zogjve të EgërPishë Poro-Nartëplazhzone e mbrojturZvernec

Lajme të lidhura

BOTA

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026
AKTUALITET

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:54 : 21/06/2026
AKTUALITET

Rama bën gati favorin e dytë për miliarderët e Zvërnecit, “10 vjet pa taksa”

14:05 : 21/06/2026
Para

Shqiptarët mblidhen edhe në Connecticut, protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

TË GJITHA

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026

Protesta e 29-të e qytetarëve/ Policia procedon penalisht 31 persona

16:31 : 29/06/2026

PBB rritet me 3.7%, ekspertët: Shqipëria mbetet në model konsumues jo prodhues

16:21 : 29/06/2026

Marsi hyn në Binjak! Tre shenja do të përfitojnë, ndërsa dy duhet të jenë vigjilentë

16:16 : 29/06/2026

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026

Çudit ish-deputeti i PD, del kundër protestës: Drejtohet nga karrigethyer! Rama i domosdoshëm për integrimin

15:55 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet