Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të diel po zhvillohet protesta në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 29-të, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.
Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” për shkak të temperaturave të larta, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.














