Policia e Kurbinit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Lezhë.
Në fshatin Skuraj, shërbimet e Policisë konstatuan bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit: A. H., 25 vjeç, dhe S. T., 19 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.
Ata dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një automjet dhe sende të tjera që do të shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.














