• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.

Sipas raportimeve, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.

Disa prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Ky është rasti i dytë i helmimit masiv në Akademinë e Sigurisë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Më 7 maj të këtij viti, 56 studentë u paraqitën me simptoma të ngjashme pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në akademi nga kompania “SORI-AL” e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani.

Nikonin Jaka & Alma Tafani

Hetimet e kryera pas rastit të parë zbuluan se një prej mostrave ushqimore, konkretisht makaronat e gatshme, rezultoi e kontaminuar me bakterin Escherichia coli dhe stafilokok koagulazë pozitiv. Analizat e kryera nga laboratori i referencës pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), konstatuan se nga nëntë mostrat e marra për ekzaminim, vetëm njëra rezultoi jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.

Lexo edhe:

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

Pas këtyre rezultateve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) urdhëroi bllokimin e aktivitetit të kompanisë “SORI-AL”, e kontraktuar për furnizimin me ushqim të Akademisë së Sigurisë. Subjekti u gjobit gjithashtu me 1.5 milionë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt dhe për shkelje të kushteve higjieno-sanitare.

Kontrollet e AKU-së u shtrinë edhe në Garnizonin “Skënderbej”, ku prodhoheshin ushqimet që shpërndaheshin në Akademinë e Sigurisë. Edhe aty u konstatuan probleme me higjienën, duke sjellë pezullimin e aktivitetit të kompanisë “SORI-AL” në ambientet e garnizonit.

Megjithatë, vetëm pak ditë pas bllokimit, AKU vendosi të zhbllokojë aktivitetin e “SORI-AL”, duke argumentuar se analizat e mëvonshme të marra nga ambientet dhe pajisjet e punës në kuzhinat e Akademisë së Sigurisë dhe Garnizonit të Forcave të Armatosura rezultuan brenda normave të lejuara të higjienës.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, Prokuroria e Tiranës kërkoi shpjegime zyrtare nga AKU për procedurat dhe arsyet që çuan në heqjen e masës administrative, pavarësisht faktit se analizat laboratorike kishin konfirmuar praninë e baktereve në ushqimin e konsumuar nga studentët.

Sakaq, në kuadër të hetimeve për helmimin e parë, Policia e Tiranës arrestoi Kujtim Ballgjinin, 52 vjeç, me detyrë kuzhinier, dhe Kristjana Plakën, 23 vjeçe, teknologe ushqimi në kompaninë “SORI-AL”. Nën hetim u vendos edhe teknologia tjetër e ushqimit, R. Ç., ndërsa administratorja e kompanisë, Alma Tafani, u shpall në kërkim.

Kompania “SORI-AL”, në pronësi të Alma Tafanit dhe bashkëshortit të saj, Nikolin Jaka, ka furnizuar me ushqim Akademinë e Sigurisë prej shtatë vitesh. Siç ka raportuar më herët Boldnews.al, subjekti ka përfituar tre kontrata radhazi që nga viti 2019, pa garë dhe pa konkurrencë, ndërsa vlera e tarifës mujore është rritur me rreth 70 për qind gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:

Helmimi te Akademia/ Tenderi 2.8 mln euro i OBP për “Sori AL” të krijuar nga Alma Tafani dhe Nikolin Jaka

KLSH paralajmëroi skandalin/ SORI-AL e çiftit Jaka-Tafani furnizon me ushqime Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

Etiketa: Akademia e SigurisëAlma TafanihemimimNikolin JakaSori-Al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”

15:44 : 19/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Prokuroria merr në pyetje ish-kreun e AKU Tiranë

10:42 : 19/05/2026
AKTUALITET

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, thirret në prokurori drejtori i AKU-së

15:13 : 15/05/2026
Para
Foto ilustruese

"Mos kalo këtej.."/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

TË GJITHA

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 mln euro për t’i shkatërruar, FSHZH të mbajë përgjegjësi

11:13 : 25/06/2026

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet