• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmimi te Akademia/ Tenderi 2.8 mln euro i OBP për “Sori AL” të krijuar nga Alma Tafani dhe Nikolin Jaka

10:12 : 07/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

56 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar ditën e djeshme (6 maj) nga ushqimi. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. Kompania Sori Al ka administratore Alma Tafanin, gruan e Nikolin Jakës, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Nikolin Jaka ka pasur 50% të aksioneve nga viti 2004 deri në vitin 2007 në kompaninë “Sori Al” të cilën tashmë e administron gruaja e tij.

Lexo edhe:

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Në dhjetor të vitit 2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i drejtuar nga Arlinda Pogaj shpalli fitues kompaninë “Sori AL” për tenderin me fond limit 2.8 milionë euro për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë”.

Kontrata e shërbimit është për një afat kohor 36 muaj (3 vjet).

Në një reagim zyrtar, policia bën me dije se ka vënë në pranga Kujtim Ballgjini, 52 vjeç dhe Kristjana Plaka, 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë Sori-Al, e cila ishte e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë.

Nën hetim është vënë shtetasja R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja Alma Tafani.

“Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.”– njofton policia.

Autoritetet kanë marrë mostra për analiza laboratorike me qëllim përcaktimin e produktit që mund të ketë shkaktuar helmimin./ Boldnews.al

Etiketa: Akademia e SigurisëAlma TafanihelmimNikolin JakaSori-Al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:33 : 27/06/2026
AKTUALITET

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

17:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ ‘Perla’ e ministrit Salla: Herën e parë kompania nuk kishte faj, të shohim herën e dytë

17:19 : 26/06/2026
AKTUALITET

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026
Para

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon ministria e Shëndetësisë

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş