Ka nisur marshimi i qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pas deklaratave para kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po lëvizin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa mesazhi kryesor i tyre vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
“Rama jepe dorëheqjen”, është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.
Kjo është protesta e 23-të që zhvillohet në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar më herët se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e kërkesave.














