Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpallur zyrtarisht planin e tij për dorëheqje, duke njoftuar se do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Në një deklaratë publike, Starmer tha se e ka informuar Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Laburistëve të përcaktojë kalendarin e garës për zgjedhjen e liderit të ri.
Sipas planit të shpallur, procesi i nominimeve për kandidaturat do të hapet më 9 korrik. Starmer theksoi se synimi është që Partia Laburiste të ketë zgjedhur liderin e ri deri në rikthimin e Parlamentit në shtator.
“Kam kërkuar që të përcaktohet një afat i qartë për garën e lidershipit, në mënyrë që partia të ketë një drejtues të ri përpara rifillimit të punimeve parlamentare”, deklaroi ai.
Sakaq vlen të theksohet se nga viti 2013 deri tani, Britania ka ndërruar 6 kryeministra, ndërsa vendi ynë vijon të jetë i pushtuar nga qeveriasja e Edi Ramës. Ky i fundit erdhi në pushtet në 2013 dhe sot e kësaj dite, kur mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit i kërkojnë të largohet, ai vijon të mos e lëshojë karrigen, duke uzurpuar çdo pushtet në dorën e tij.














