Policia e Krujës ka arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë të Krujës.
Po ashtu i riu rezulton se me date 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe më armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K në fshatin Radë për ta vjedhur.
Gjatë operacionit për kapjen e tij 21-vjeçari ka tentuar t’i largohet forcave të policisë por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës.
Ndërkohë policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri tip automatik dhe pushkë që posedoheshin nga i riu.














