Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado, pati momente tensioni mes Veliajt dhe trupit gjykues.
Kryebashkiaku akuzoi prokurorin Dado për mungesë të përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.
“Në vendin tuaj do isha i shqetësuar po të isha në vendin tuaj, se zonja e KLP herën e parë gënjeu hapur për një njeri që është bërë prokuror me 5.
Zonja tha që ka pasur mbledhje kur në fakt s’ka pasur. Unë jam provë e gjallë që askush nuk është mbi ligjin.
Por gjithashtu askush nuk duhet të jetë nën mbrojtjen e ligjit pa të drejtë. Avokati tjetër qesh, ka të drejtë që qesh, po unë jam këtu 500 ditë burg nga një noter me 5.
Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën, e dinë të gjithë. A doli Bamir Topi dhe tha hapur “një shok do ja bënte shokut të vet”? u shpreh Veliaj ndër të tjera.














