Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohet se i përket Eglant Koçit, të zhdukur prej më shumë se dy javësh.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se trupi i një mashkulli është gjetur në gjendje dekompozimi në territorin e fshatit Cërrujë të Elbasanit.
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.”, sqaron policia.













