• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin në qendër të marrëveshjes bërthamore

13:38 : 18/06/2026
në BOTA

Derisa bisedimet për programin bërthamor të Iranit po vazhdojnë, fati i rezervës së uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë të Teheranit mbetet një nga çështjet më të vështira për t’u zgjidhur.

Para sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj shënjestrave bërthamore të Iranit në qershor të vitit 2025, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) vlerësoi se Irani zotëronte 440.9 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind.

Megjithëse ky material nuk konsiderohet i përshtatshëm për armë bërthamore, ai është shumë afër nivelit prej 90 për qind të pasurimit që zakonisht lidhet me prodhimin e armëve bërthamore.

Pyetja me të cilën po përballen tani negociatorët është se çfarë duhet të ndodhë me këtë rezervë si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Lexo edhe:

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen për fundin e luftës

Javët e fundit, Kazakistani është përmendur si një kujdestar i mundshëm i palës së tretë.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha muajin e kaluar se presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ishte i hapur ndaj idesë së ruajtjes së uraniumit iranian, dhe Astana më vonë konfirmoi gatishmërinë e saj.

“Disa vende, përfshirë Kazakistanin, kanë shprehur gatishmëri, në frymën e vullnetit të mirë, për të ofruar ndihmë teknike për zgjidhjen e kësaj çështjeje, me kusht që të arrihen marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare ndërmjet të gjitha palëve të përfshira dhe që çështja të kalojë në fazën e zbatimit praktik”, tha më 1 qershor zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Aibek Smadiyarov.

Një javë pas kësaj deklarate, ambasadori i Kazakistanit në Iran u takua me zëvendësministrin iranian të Punëve të Jashtme, Kazem Gharibabadi. Asnjëra palë nuk bëri të ditur nëse transferimi i uraniumit ishte diskutuar.

Një zgjidhje e baraspeshuar bërthamore

Kazakistani ka kredenciale të forta në fushën bërthamore.

Që nga viti 2019, Kazakistani strehon të vetmen bankë uraniumi me pasurim të ulët në botë, e cila është në pronësi të IAEA-së. Ajo ka një strukturë me kapacitet 90 tonësh dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Norvegjia, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Astana gjithashtu mban marrëdhënie me të gjitha palët kryesore të përfshira dhe ka një histori të gjatë në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

“Kazakistani është në fakt një zgjedhje shumë interesante dhe e mirë”, tha John Roberts, ekspert i energjisë në Këshillin Atlantik. “Ai ka një industri të zhvilluar bërthamore dhe ka qenë i përfshirë në ndërtimin e centraleve bërthamore.”

Megjithatë, kualifikimet teknike mund të mos jenë faktori vendimtar.

Ali Vaez, ekspert i njohur për mospërhapjen bërthamore dhe drejtor i Projektit Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thekson se pengesa kryesore nuk është logjistika, por besimi.

Teherani nuk ka gjasa ta shohë uraniumin vetëm si material bërthamor që duhet të ruhet sigurt; ai është gjithashtu burim i ndikimit në negociata.

“Duke pasur parasysh mosbesimin e thellë të Teheranit ndaj SHBA-së, nuk ka gjasa që ai ta dërgojë jashtë vendit të gjithë materialin e tij, ose ta bëjë këtë menjëherë”, tha Vaez.

“Ai do të pëlqente ta ulte nivelin e pasurimit të një pjese të tij brenda vendit për të ruajtur ndikimin negociues dhe për t’u siguruar që Uashingtoni do ta përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes”, shtoi ai.

Mungesa e besimit dhe ngecja diplomatike

Ky mosbesim mund t’i ndërlikojë shanset e Kazakistanit për t’u bërë kujdestar i rezervës së uraniumit. Për Iranin, vendi pritës duhet të jetë një vend që mund ta garantojë kthimin e uraniumit, nëse marrëveshja dështon.

“Destinacioni ku do të dërgohej materiali duhet të jetë një vend që Irani mund t’i besojë se do ta riatdhesojë rezervën në Iran në rast se SHBA-ja nuk i përmbush zotimet e veta”, tha Vaez.

“Opsionet e vetme për këtë qëllim janë Rusia dhe Kina”, sipas tij.

Megjithatë, këto janë pikërisht opsionet që Uashingtoni i ka hedhur poshtë publikisht.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i përjashtoi Rusinë dhe Kinën si kujdestare të mundshme të uraniumit të pasuruar iranian, duke u thënë gazetarëve gjatë një mbledhjeje të kabinetit më 27 maj se nuk do të ndihej “rehat” nëse ndonjëri prej këtyre vendeve do ta merrte kontrollin e rezervës si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme.

Trump ka lënë të kuptohet gjithashtu që uraniumi i pasuruar iranian duhet të dërgohet përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Reuters në prill, ai tha: “Do ta marrim së bashku… Do ta sjellim përsëri në Shtetet e Bashkuara”.

Derisa Trumpi i ka përjashtuar Rusinë dhe Kinën, Irani e ka refuzuar kategorikisht dërgimin e uraniumit në SHBA.

Kjo e ka rritur interesin për Kazakistanin si një zgjidhje e mundshme kompromisi, sepse ky është vend me ekspertizë të gjerë bërthamore, histori bashkëpunimi me Perëndimin dhe lidhje të ngushta si me Pekinin ashtu edhe me Moskën.

Nëse Kazakistani do të zgjidhej përfundimisht, marrëveshja do të mund të rriste prestigjin e tij ndërkombëtar.

“Kjo padyshim do ta ngrinte profilin e Kazakistanit në arenën ndërkombëtare”, tha Daniel Rosenblum, ish-ambasador i SHBA-së në Kazakistan (2022–2025), në një episod të fundit të podcastit Global Poëer Shifts.

“Ata pëlqejnë ta shohin veten si një palë neutrale dhe ndonjëherë si ndërmjetës”, shtoi ai.

Roberts argumenton se një rol i tillë do të ishte në përputhje me politikën e jashtme të Kazakistanit, i cili shpesh ka synuar ta pozicionojë veten si urë lidhëse mes fuqive rivale.

Vaez vëren se ky synim është forcë shtytëse e rëndësishme e diplomacisë së Astanës: “Të jesh pjesë e një zgjidhjeje për një konflikt që ka ndikuar negativisht në ekonominë dhe sigurinë globale është tërheqëse për shumë vende”.

Druajtjet për ndotje në një qytet të përvuajtur

Në të njëjtën kohë, pranimi i uraniumit iranian do të sillte edhe rreziqe.

Banka e karburantit bërthamor e IAEA-së në uzinën metalurgjike Ulba në qytetin Oskemen u projektua për ruajtjen e uraniumit me pasurim të ulët, të destinuar për reaktorë civilë bërthamorë. Rezerva iraniane, e pasuruar në nivelin 60 për qind, klasifikohet si uranium me pasurim të lartë dhe do të kërkonte standarde krejtësisht të ndryshme për ruajtjen e tij dhe sigurinë.

“Shqetësimi kryesor është sa mirë do të mbrohej”, tha Daulet Asanov, shkencëtar mjedisor që monitoron rreziqet industriale në Oskemen. “Mund të ketë interes nga shtete ose organizata të tjera. Në luftërat e sotme, edhe dronët mund ta shkatërrojnë infrastrukturën”.

Kazakistani gjithashtu do të duhet t’i peshojë pasojat gjeopolitike. Sipas Roberts, Astana ka kaluar vite duke balancuar marrëdhëniet me Perëndimin, ndërkohë që ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

“Kazakistani po ndjek një politikë të kujdesshme, duke zhvilluar marrëdhënie me Perëndimin ndërsa mban lidhje me Kinën dhe Rusinë”, tha ai.

Reagimi i brendshëm mund të jetë po aq i ndjeshëm. Oskemen është qytet ku shqetësimet mjedisore e mbizotërojnë tashmë debatin publik, kryesisht sepse banorët vuajnë nga ndotja e rëndë industriale e ajrit. Shtimi i një rezerve të diskutueshme bërthamore do të ishte vështirë e pranueshme në Kazakistanin Lindor, një rajon ku normat e kancerit janë tashmë dukshëm më të larta se mesatarja kombëtare.

“Njerëzit me shumë gjasa do të reagojnë negativisht”, tha eksperti mjedisor Roman Chestnykh. “Edhe ruajtja e uraniumit me pasurim të ulët ka shkaktuar më parë shqetësime publike”.

IAEA nuk iu përgjigj pyetjeve të hollësishme të Radios Evropa e Lirë lidhur me kërkesat teknike dhe të sigurisë për ruajtjen e uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind në Kazakistan.

Mbështetësit e propozimit theksojnë përvojën e gjatë të Kazakistanit në diplomacinë bërthamore.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vendi hoqi dorë vullnetarisht nga armët bërthamore të vendosura në territorin e tij.

Në vitin 1994, Kazakistani lehtësoi dërgimin e rreth 600 kilogramëve uranium të gradës ushtarake në Shtetet e Bashkuara, në operacionin që më vonë u bë i njohur si “Projekti Sapphire”.

Kazakistani gjithashtu furnizoi Iranin me uranium natyror në vitin 2015, si pjesë e ujdive të lidhura me marrëveshjen historike bërthamore të ndërmjetësuar atë vit midis Teheranit, Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera botërore./REL

Etiketa: arme berthamoreIrankazakistanuranium

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

09:01 : 18/06/2026
BOTA

Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen për fundin e luftës

08:36 : 18/06/2026
BOTA

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA–Iran?

19:55 : 17/06/2026
BOTA

DW: SHBA në pozicion më të dobët se në fillim të luftës me Iranin

08:29 : 17/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
BOTA

Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

13:20 : 16/06/2026
Para

Mbollën kanabis në fshat, arrestohet 40-vjeçari në Kurbin, në kërkim bashkëpunëtori/ PAMJET

TË GJITHA

Deklaroi se është kërcënuar me jetë/ Bajrat kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun

15:56 : 18/06/2026

Gjendet një trup i pajetë në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

15:38 : 18/06/2026

GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka

15:25 : 18/06/2026

Pastrimi i parave në Shqipëri, raporti i GI-TOC ngre alarmin për transaksionet e pronave dhe rolin e noterëve

15:23 : 18/06/2026

Fotot e takimit: A po e fsheh SPAK përfaqësuesin e qeverisë në Aruba?

15:13 : 18/06/2026

Operacioni i SPAK/ AMP zbulon për çfarë akuzohen 2 shefat rajonalë të saj dhe kreu i Policisë Bashkiake Devoll

15:01 : 18/06/2026

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

14:56 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet giriş