Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Gjergji Lala, aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.
Gjergji Lala ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”.
Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.














