Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka marrë pjesë në protestën qytetare në Tiranë, ku ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesat e protestuesve dhe ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën e tij, Zotaj u shpreh se kërkesa kryesore e tij është në përputhje me atë të protestuesve, duke theksuar se kërkohet “dorëheqja pa kompromis e Ramës”.
Ai vlerësoi pjesëmarrësit në tubim, duke thënë se sheh “një masë populli shumë të edukuar”, ndërsa akuzoi qeverinë se ka tentuar të krijojë tensione përmes mbështetësve të saj.
“Kërkesa jonë është në harmoni me kërkesën e protestuesve, dorëheqje pa kompromis e Ramës. Shoh një masë populli shumë të edukuar. Qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet. Çuditem me indiferentët që nuk vijnë në protestë.
Kam një shprehje për patronazhistët të një komandanti të UÇK. Kur e pyetët a je i gatshëm të luftosh kundër një shteti aq të madh sa Jugosllavia, tha do të luftojmë deri në vdekje.
Ky popull ka thënë nuk e meriton lirinë por toka nuk e duron shkaun. Patronazhistët nuke meritojnë demokracinë por ka ardhur koha që Rama të largohet”, tha ai.














