Nga bisedat e mëngjesit në kafene, tek ekranet e telefonave celularë që shoqërojnë pasditet e gjata në shtëpi, informacioni është bërë pjesë e pandashme e jetës së të moshuarve shqiptarë. Por bashkë me lajmet, këshillat dhe komunikimin me familjarët, në ekranet e tyre kanë hyrë edhe mashtrimet.
Mashtrimet janë kthyer në modë
Fjalia e tij përmbledh gjetjet e studimit “Të moshuarit në epokën digjitale”, realizuar nga Faktoje me 207 të moshuar në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë. Sipas studimit, 57% e tyre janë shumë të shqetësuar për përhapjen e mashtrimeve online, ndërsa gjysma e konsiderojnë veten të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme.

“Mashtrimet janë kthyer në modë”, thotë hidrologu në pension Xhafer Dautaj
“Mashtrimet janë kthyer në modë”, thotë hidrologu në pension Xhafer Dautaj, ndërsa ndjek me shqetësim ndryshimet që ka sjellë epoka digjitale.
Në një qendër ditore për të moshuarit në Tiranë, mes bisedave për pensionet, shëndetin dhe fëmijët emigrantë, Lize Ndreu kujton një histori që i kushtoi jo vetëm para, por edhe zhgënjim.
‘Po bleve këto ilaçe këmbët e tua bëhen si balerinë’
“Më doli në internet një fotografi e një balerine dhe thoshte që po bleve këto ilaçet këmbët e tua do bëhen si balerinë. Unë kam 20 vite që vuaj nga këmbët dhe i bleva”, tregon ajo.
Lize jeton me pension. Megjithatë porositi dy kuti ilaçesh me shpreswn për t’u ndjerë më mirë.
“Mora dy kuti, ndonëse jam pensioniste dhe mezi i nxjerr ato dy lekë.”
Ndonëse rezultati nuk erdhi kurrë, reklama iu shfaq sërish, me një emër tjetër produkti. Këtë herë ajo ruajti kutinë e parë.
“Kur erdhi korrieri e hapa dhe i krahasova. Ishin njësoj. Ia ktheva dhe i thashë: thuaji asaj zonjës mos të na gënjejë më.”

“Më doli në internet një fotografi e një balerine dhe thoshte që po bleve këto ilaçet këmbët e tua do bëhen si balerinë. Unë kam 20 vite që vuaj nga këmbët dhe i bleva”
Historia e saj pasqyron një nga format më të përhapura të dezinformimit që identifikon edhe studimi, mashtrimet që lidhen me shëndetin. Për 71.6% të të anketuarve, shëndeti është ndër temat më të prekura nga informacioni i rremë.

Historia e saj pasqyron një nga format më të përhapura të dezinformimit që identifikon edhe studimi, mashtrimet që lidhen me shëndetin. Për 71.6% të të anketuarve, shëndeti është ndër temat më të prekura nga informacioni i rremë.
‘Do të dërgoj 7 kilogramë lekë’
Në një tjetër qendër të moshuarish në kryeqytet, 68-vjeçarja Lindita Xhaferi na rrëfen një histori krejt tjetër. Tre vite më parë, në Facebook, pranoi një kërkesë miqësie nga një burrë që prezantohej si gjeneral në Kabul.

“Më doli në internet një fotografi e një balerine dhe thoshte që po bleve këto ilaçet këmbët e tua do bëhen si balerinë. Unë kam 20 vite që vuaj nga këmbët dhe i bleva”
“Ai ishte gjeneral në Kabul. Ne kemi shumë lekë, tha. E besova për Zotin, e besova.” Pak ditë më vonë erdhi telefonata. “Për të marrë kutinë duhet të paguash 5 milionë lekë.” Këtu nisi të shembej mashtrimi. “Ore çun, unë s’kam lekë të ha bukë, jo të paguaj 5 milionë lekë.” Rasti i Linditës është shembulli klasik i mashtrimeve romantike që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Sipas studimit, WhatsApp dhe Facebook janë ndër platformat më të përdorura nga të moshuarit shqiptarë. Rreth 42% e tyre përdorin rrjetet sociale, duke hyrë në një hapësirë ku informacioni, emocionet dhe mashtrimet shpesh ndërthuren. Por Lindita nuk u përball vetëm me një mashtrim. “Më erdhi një mesazh. Shtype këtu, tha. Keni fituar një laptop.” Këtë herë reagimi ishte ndryshe. “Nuk e besova.” Përvoja e mëparshme e kishte bërë më të kujdesshme. Studimi tregon se megjithëse 25.7% e të moshuarve priren ta besojnë menjëherë një lajm pa e verifikuar, shumë prej tyre zhvillojnë mekanizma mbrojtës pas përballjeve me mashtrime konkrete. Në një stol të qëndrës komunitare në Tiranë, Klement Furxhiu, 73 vjeç, mekanik në pension, rrëshqet me gisht mbi ekranin e telefonit.
“Përdor YouTube. Shoh lajme. Edhe Big Brother, Ferma VIP.”
Për të, interneti është dritare informacioni dhe argëtimi. Një realitet që pasqyron transformimin e gjeneratës së tretë në Shqipëri. Edhe pse televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit me 96.6% përdorim dhe 83.1% besueshmëri, platformat digjitale po zënë gjithnjë e më shumë vend në përditshmërinë e tyre. Kalimi nga ekrani i televizorit te ai i telefonit po ndodh gradualisht, por jo gjithmonë i shoqëruar me aftësitë e nevojshme për të dalluar të vërtetën nga mashtrimi. Pikërisht këtu qëndron shqetësimi më i madh.

Mbi një e treta e të moshuarve të përfshirë në studim deklarojnë se lajmet e rreme kanë ndikuar në vendime të rëndësishme që lidhen me shëndetin, financat ose votimin.
Ndërkohë vetëm 6.3% thonë se e verifikojnë gjithmonë informacionin para se ta ndajnë me të tjerët. Megjithatë, mes historive të mashtrimit dhe pasigurisë, të moshuarit duan të mësojnë. Më shumë se gjysma e tyre shprehin interes për të kuptuar se si funksionojnë lajmet e rreme dhe si mund t’i identifikojnë ato.
Ata preferojnë aktivitete komunitare, programe televizive dhe takime me specialistë. Ndoshta sepse, siç tregojnë rrëfimet e Zhuljetës dhe Linditës, askush nuk është imun ndaj mashtrimit. Por të gjithë mund të bëhen më të përgatitur për ta njohur atë./Faktoje.al














