Edi Rama ka treguar edhe ditën e sotme se nuk ka ndërmend ta lirojë karrigen e pushtetit pavarëisht se për të 12 ditë radhazi mijëra qytëtarë kërkojnë dorëheqjen e tij.
I ftuar në “Shqipëria Live”, ai i konfideroi protestat si diçka jo shqetësuese për të. Sipas Ramës protestat janë pjesë e jetës demokratike dhe se nuk tregojnë matjen e forcës.
“Mbase e nxjerrë nga konteksti kjo gjë, duket sikur unë kam pasur një dilemë. Nuk ishte dilemë, por mundësi në kushtet kur gjërat që jam këtu bëhen të pamundura. Në rast se e flasim konkretisht, unë kam një kontratë me shqiptarët dhe do e respektoj deri në fund. Nuk diskutohet.
Çfarë problemi ka që ndodhin protestat në lidhje me atë që thashë? Protestat janë pjesë e jetës demokratike në një vend të lirë. Protestat nuk janë matje force dhe as nuk maten me numra në kuptimin që pavarësisht se numrat mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, por maten me qëllime, kauzën dhe kërkesat. Fakti që unë dhe PS jemi votuar me një shumicë, e cila është shumë domethënëse, nuk e përjashton faktin që një pjesë e njerëzve jetojnë në këtë vend, kanë një opinion tjetër dhe duan ta shprehin. Këto janë dy gjëra që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën”, u shpreh Rama.














