Pavarësisht nisjes së ndeshjeve të Botërorit, mijëra qytetarë kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës në Tiranë, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit.
Turma e madhe është shtrirë në disa akse kryesore të Tiranës, duke krijuar pamje mbresëlënëse nga lart.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “O sot, o kurrë” dhe “Poshtë korrupsioni” kanë qenë disa nga thirrjet që kanë dominuar gjatë marshimit.














